Kronikë

ATENTATI mafioz në Shkodër/ RENEA dhe FNSH kontrolle "blic", ja zonat ku zbarkuan forcat e policisë

Shkruar nga Liberale

ATENTATI mafioz në Shkodër/ RENEA dhe FNSH kontrolle "blic",

Forcat RENEA dhe FNSH po vijojnë kontrollet në disa zona të Shkodrës, pas atentatit mafioz që ndodhi pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën 4 persona, mes të cilëve dy qytetarë të pafajshëm, që po kalonin rastësisht. 

Theksojmë se viktima të atentatit që ndodhi në hyrje të Dobraçit, mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

E ndërsa hetimet për atentatin zhvillohen intensivisht, policia me forcat RENEA e FNSH mbrëmjen e së dielës kanë zhvilluar kontrolle makinash dhe banesash në disa lagje dhe zona të Shkodrës. Kontrollet janë kryer në Dobraç, në një pjesë të Kirasit dhe lagjen “Guerile”.

Ende nuk dihet nëse nga këto kontrolle janë gjetur prova që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

Zyrtarisht nuk ka ende persona të dyshuar si autorë të atentatit mafioz, apo një pistë konkrete lidhur me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 4 personave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH