Kronikë

Krimi i dyfishtë në Fresk, flet pronarja e banesës ku jetonte viktima: I dëgjova të bërtisnin…

Shkruar nga Liberale

Krimi i dyfishtë në Fresk, flet pronarja e banesës ku jetonte

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Tiranën ku vëllai ka vrarë vëllain e tij.

Siç është mësuar viktimat janë Lulzim dhe Vehap Cami me origjinë nga Bulqiza. Mësohet se motivi i vrasjes të jenë bërë disa prona në Bulqizë.

Shtetasi, Vehap Faik Cami (63-vjeç) ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas ka vrarë edhe veten.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qira viktima, Lulëzim Cami.

I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qira. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qiranë”, ka deklaruar ajo për Neës24.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH