Kronikë

I gjenden 22 kg hashash në banesë, e pëson keq 48-vjeçari (Emri)

Shkruar nga Liberale

I gjenden 22 kg hashash në banesë, e pëson keq 48-vjeçari

Një sasi prej 22 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Korçës, që ka arrestuar një 48-vjeçar.

Droga u gjet në Vashtëmi, në banesën e të arrestuarit Florand Xhabej, i cili sipas hetimeve, se ishte shpërndarës i lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë: 

“Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Vashtëmi, u gjetën 22 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa, e ndarë në pako. Sasia e lëndës narkotike së bashku me 1 automjet dhe 1 celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shtuan të njëjtat burime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH