Kronikë

I dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva mbetet në burg deri në këtë datë

Shkruar nga Liberale

I dyshuar si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva mbetet

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva do të qëndrojë në burg, derisa gjykata të japë vendimin përfundimtar në datën 20 Mars.

Avokati, Kujtim Cakrani, ka sqaruar se ka marrë në dispozicion të gjithë dokumentet për të pare se çfarë ka gjetur prokuroria. Ndërkohë sipas News24, prokuroria ka sjellë fashikullin e saj me dosjen.

Cakrani tha se nuk ka prova ndaj klientit të tij, por vetëm dyshime të prokurorisë pasi në rast të kundërt do të ishte në gjykim dhe jo nën hetim. Ai vazhdon të mohoje akuzat për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Afro një muaj me parë portugezi mësohet se ka mohuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit, krim ky i ndodhur në lokalin i Ardian Nikulajt më 19 prill 2023.

Ai u mor në pyetje për rreth 2 orë nga dy prokurorët e çështjes, Erjon Shehaj dhe Françesk Ganaj në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë paraditen e 17 Janarit.

Por Saraiva ka mohuar të jetë vrasësi i biznesmenit, ndonëse i është ofruar dhe bashkëpunim në këmbim të lehtësimit të pozitave penale, megjithatë ai nuk pranuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH