Kronikë

Humbi jetën rrugës për në spital, zbulohet SHKAKU i vdekjes së 55-vjeçarit në Fier

Shkruar nga Liberale

Humbi jetën rrugës për në spital, zbulohet SHKAKU i vdekjes

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital, në Fier. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

“Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak”.

Gjithashtu, në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë).

76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH