Kronikë

Humbën rrugën në Malin e Dajtit, gjenden pas disa orësh turistët çekë

Shkruar nga Liberale

Humbën rrugën në Malin e Dajtit, gjenden pas disa orësh

Mbrëmjen e së shtunës dy turistë nga Çekia, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Malin e Dajtit, dhe si pasojë mbetën të izoluar në terrenin e thepisur të malit.

Pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi, dhe pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë është bërë lokalizimi i turistëve të huaj.

Shërbimet e Policisë i kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje. Fatmirësisht gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH