Kronikë

HEROI I DITËS/ Tentoi të shuante zjarrin në shtëpinë e fqinjëve, 43-vjeçari shqiptar në luftë me vdekjen

Shkruar nga Liberale
HEROI I DITËS/ Tentoi të shuante zjarrin në shtëpinë e

Shqiptarët nuk përmenden vetëm për veprime dhe bëma negative në vendet e Europës.
Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Itali. Sipas medieve fqinje, një shqiptar i cili ka tentuar të shuajë i vetëm zjarrin që kishte rënë pranë shtëpisë së tij ka pësuar djegie të rënda.

Ishin zjarrfikësit ata që bënë të mundur nxjerrjen e shqiptarit nga banesa .

Tashmë 43-vjeçari ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në terapi intensive në spitalin Circolo di Varese.

Mbrëmjen e së shtunës, një shpërthim ndodhi brenda një shtëpie ferme të pabanuar në Karbonat, e cila sapo ishte nxjerrë në ankand.

Shpërthimi shkaktoi zjarr. Dyzet e tre vjeçari, banues në shtëpinë fqinje, kur dëgjoi zhurmën që tronditi xhamat e lagjes u fut me shpejtësi në pallat nga frika se dikush ishte brenda.

Ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shpëtimin e tij.

Policia po heton shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH