Kronikë

Hapën qendra masazhi me qëllim prostitucionin, sekuestrohen pasuritë e dy vëllezërve në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Hapën qendra masazhi me qëllim prostitucionin, sekuestrohen

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të dy vëllezërve në Tiranë që janë nën hetim për hapjen e qendrave të masazhit me qëllim prostitucionin. 

Siç bëhet e ditur, M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për "Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Hapën qendra masazhi me qëllim prostitucionin, sekuestrohen

Nga hetimet rezultoi se M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

Prokuroria kërkon sekuestron e pasurive të vëllezërve pasi, siç thotë, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se ata kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Nga hetimi i kryer deri më tani, ka dyshime se M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën është dënuar  M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për këto arsye, Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

- Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

- Automjeti “Benz 250 D”;

- Automjet “Volksëagen”;

- Automjet “Skoda Octava”;

- Automjet “AUDI A8”;

- Automjet “Smart”; dhe

- Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH