Kronikë

Hakerat publikojnë foton, a kanë në dorë dhe paratë e shqiptarëve në banka?!

Shkruar nga Liberale

Hakerat publikojnë foton, a kanë në dorë dhe paratë e

Hakerat iranianë kanë një tjetër mesazh për Shqipërinë. Këtë herë sipas tyre në shënjestër do të jenë paratë e shqiptarëve në banka.

Tetë ditë pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT, hakerat iranianë “Home Land Justice” publikuan sot në Telegram një mesazh provokues për vendin tonë. Grupi i“Home Land Justice” i adresohet shtetit shqiptar duke i thënë se “së shpejti vendi nuk do të jetë i aftë të mbrojë as paratë e njerëzve”.

Krahas meszhit hakerat kanë publikuar edhe një foto, në të cilën ilustrohen logot e bankave të ndyshme të vendit tonë.

“Mbrojtja e parave të njerëzve është përgjegjësia JUAJ… Ne i kemi përmbushur premtimet, por ju vetëm gënjeni popullin tuaj!
Ne vërtetuam se të gjitha statistikat janë kundër jush… Dhe së shpejti do të vërtetoni se nuk mund të mbroni as paratë e njerëzve!”, shkruajnë hakerat.

Kujtojmë se më 31 janar hakerat kryen sulm ndaj INSTAT, i cili mbeti jashtë funksionit për disa ditë.

Sakaq pas sulmit INSTAT reagoi duke garantuar qytetarët se të dhënat e censit 2023 ishin të sigurta dhe se nuk u prekën nga hakerat, të cilët pretendojnë të kundërtën.

Nëpërmet një mesazhi në Telegram, hakerat thanë se kishin akses në më shumë se 100 Tera Byte të dhëna nga INSTAT, ndërsa theksuan se të dhënat e shqiptarëve ishin kopjuar dhe hequr nga serverat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH