Kronikë

Grabitet me forcë 36-vjeçari në Bulqizë, arrestohen autorët që u prezantuan si policë

Shkruar nga Liberale

Grabitet me forcë 36-vjeçari në Bulqizë, arrestohen

Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se kanë grabitur me forcë një 36-vjeçar në Bulqizë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prezantimi” janë vënë në pranga shtetasit Dritan Tançi 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe Valnir Barmeta, 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës rreth orës 22:00, ku 36-vjeçari, i cili ra pre e grabitjes, ka denoncuar se dy autorët fillimisht i ishin prezantuar si punonjës policie dhe i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash.

Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibërës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH