Është arrestuar ditën e sotme kujdestarja e konviktit në Shkodër.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se ndalimi i saj ka ardhur për shkak se ka goditur me send të fortë një të moshuar.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases R. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasen R. P. Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase”, sipas policisë.