Kronikë

Goditi me grushta një vajzë, shpallet në kërkim 38-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Goditi me grushta një vajzë, shpallet në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim një 38-vjeçare, e cila për motive të dobëta, ka goditur me grushta një vajzë 26-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases E. Xh, 38 vjeçe, pasi ka goditur me grushte një 26-vjeçare, për motive të dobëta. Punohet për kapjen e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën dhe ndaluan shtetasin K. P., 25 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Përndjekja”.

Po ashtu u arrestua një 25-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH