Kronikë

Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin dhe Dedan Gjonin, emri i tyre doli nga përgjimet e “SKY”

Shkruar nga Liberale

Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin dhe Dedan

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme që dyshohet se i kishte fituar i biri nga trafiku i drogës, në ndërtimin e HEC-eve. Sipas organit të akuzës, ish-zyrtari i Policisë kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Gjykata e Lartë lë në burg Erzen Breçanin dhe Dedan

Gjithashtu, dyshohet se Erzen Breçani iu ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.

Sa i përket Dedan Gjonit, Jonida Babameto ka shpërdoruar detyrën, pasi ka kryer me dashje shkeljen e detyrës si specialiste e ZQK Interpol Tirana, duke ia vendosur në dispozicion informacionin e klasifikuar ish-shefit të Krimeve në Kombinat.

Ai këtë informacion ia ka përcjellë personave të ndryshëm në konflikt me ligjin shton SPAK, jo zyrtarisht. Dedan Gjoni dyshohet se ishte në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli dhe ka komunikuar intensivisht për të saktësuar vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH