Kronikë

GJKKO jep masat për 4 “të fortët”, shtyhet seanca për Shullazin

Shkruar nga Liberale

GJKKO jep masat për 4 “të fortët”, shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme ka caktuar masat e reja të sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajën, Enver Divën dhe Besian Xhixhën, të cilët ishin pjesë e urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK javën e shkuar ku u goditën 7 grupe kriminale pas bisedave në aplikacionin “Sky Ecc” të ardhura nga Franca dhe Belgjika.

Ata ndodheshin në burg edhe për krime të tjera, teksa tashmë u shtohen akuzat. Ndërkohë, pritej t’i jepej masa e sigurisë edhe Emiljano Shullazit, i cili po ashtu ndodhet në burg, por seanca për të është shtyrë për në orën 14:00.

GJKKO jep masat për 4 “të fortët”, shtyhet seanca

SPAK lëshoi 50 urdhër-arreste, ku vetëm 20 prej tyre janë ekzekutuar, teksa pjesë më e madhe prej tyre vazhdojnë të jenë në kërkim. Prej 20 masave të ekzekutuara, një pjesë e tyre ndodheshin në burg, teksa 6 masa janë ekzekutuar jashtë shtetit.

Gjatë kontrolleve në vilat e bosëve të krimit janë gjetur 3 milion euro cash, flori dhe pasuri të tjera në vlerën 4.5 milion euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH