Kronikë

Gjirokastër/ Nuk përgjigjej, Policia hap me forcë derën dhe e gjen të vdekur në dysheme (EMRI)

Shkruar nga Liberale

Gjirokastër/ Nuk përgjigjej, Policia hap me forcë derën dhe

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij pasditen e kësaj të diele në Gjirokastër.

Mësohet se viktima është shtetasi Sherif Dumi, 67 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:58 në lagjen “Dunavat”, pranë furrës së bukës.

Policia kishte marrë njoftimin se viktima nuk u përgjigjej thirrjeve dhe u nis drejt vendit të ngjarjes. Pasi u hap dera e banesës me forcë, viktima u gjet në dyshemenë e dhomës së tij i pajetë.

Pritet një komunikatë nga Policia e Gjirokastrës në lidhje me këtë ngjarje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH