Kronikë

Gazetari bën deklaratën e fortë: Janë paguar 3 milion euro për të eliminuar Ervis Martinajn

Shkruar nga Liberale

Gazetari bën deklaratën e fortë: Janë paguar 3 milion euro

Gazetari Ferdinand Dervishi shprehet se për të eliminuar Vis Martinajn janë paguar 3 milionë euro.

Sipas Dervishit zhdukja misterioze e Vis Martinajt janë të përfshirë disa grupe kriminale.

“Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinajn janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit. Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çështje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje.”, thotë Dervishi.

36-vjeçari Ervis Martinaj ishte një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë. Emri i tij ishte lakuar shpesh pas vitit 2013. Ai u denoncua për kanosje nga një komandant i forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit në Tiranë. Pas denoncimit, ai u shpall në kërkim.

Kanosja ndodhi pasi Martinajt në vitin 2013 i ishin konfiskuar 400 makineri të lojërave të fatit. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga rivali i tij, Ervis Doçi. Doçi përflitej si njeri i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe dyshohet se ishte vënë në dijeni para nisjes së operacionit duke i shitur makineritë e lojërave të fatit tek Ervis Martinaj. Po në atë ditë, Ervis Doçi ishte vrarë në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi”

Një tjetër ekzekutim i bujshëm ku del sërish emri i Ervis Martinajt ishte vrasja e bankierit Artan Santo, ngjarje e ndodhur po në zonën e ish-bllokut dhe në mes të ditës në qershor të 2014. Emri i Martinajt u përmend kur gjatë një operacioni të policisë në magazinat e bizneseve të tij në Fushë-Kuqe u gjetën dy pjesë motori të ngjashme me ato të dy autorëve që ekzekutuan bankierin Santo.

Një vit më vonë, Ervis Martinaj do të rikthehej sërish në qendër të kronikës së zezë, por këtë herë jo më si i dyshuar, por i përfshirë drejtpërdrejtë në vrasjen e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në parkingun e një lokali në zonën e Linzës, e filmuar edhe nga kamerat e sigurisë. Sipas asaj që u zbardh më vonë në procesin gjyqësor, mes viktimës dhe Ervis Doçit ka pasur një debat. Martinaj, thuhet në dosjen hetimore, gjatë qëndrimit në lokal ka dëgjuar Enton Nikën të flasë nën zë dhe ka kujtuar se e ka ofenduar.

Ervis Martinaj kishte mbetur i plagosur gjithashtu në një incident që kishte ndodhur në zonën Blloku të Tiranës, ku ishte përfshirë edhe truproja i këngëtares, Elvana Gjata.

Miqtë e Ervis Martinajt ishin eleminuar një nga një, duke kulmuar me rastin e fundit në Fushë-Krujë. Kush u vra?

Santiago Malko, 26-vjeçari, ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt. Edhe Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës.

Ai u ekzekutua ne 2019, me 10 plumba në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Në maj të vitit 2020 në aksin rrugor Laç-Mamurras u vra Bujar Lika, edhe ky mik i ngushtë me Ervis Martinajn. Pranë tij u gjet një armë zjarri. I vrarë mbeti gjithashtu edhe Paulin Gjergji. Por policia dyshonte se “shënjestër” e atentatit ishte Bujar Lika, pikërisht për shkak të miqesise dhe lidhjeve me Ervis Martinajn.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH