Kronikë

"Gaxhai" i Vlorës del nga burgu për disa orë, merr pjesë në varrimin e së motrës

Shkruar nga Liberale

"Gaxhai" i Vlorës del nga burgu për disa orë, merr

Gazmend Braka (Gaxhai) ditën e djeshme ka lënë për disa  orë qelinë pasi ka marrë pjesë në varrimin e motrës.

Burime nga policia e Vlorës kanë komfirmuar se ish-drejtuesi i një prej bandave famëkeqe  të vitit 1997, është shoqëruar drejt fshatit Cerkovinë ku nën masa të forta sigurie për disa orë ka qenë i pranishëm në fshatin e tij të lindjes teksa ka marrë pjesë në varrimin e të motrës.

Informacioni për prezencën e Gaxhait ka qenë shumë i rezervuar, ndërsa për praninë e tij në fshatin Cerkovinë për vetëm disa orë, informacionin e ka patur vetëm Drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Në Cerkovinë deri në  largimin e Gaxhait kanë qenë edhe forca të FNSH.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH