Kronikë

“Garë” shpejtësie me policinë, shqiptari përfundon në kanal… më pas në pranga!

Shkruar nga Liberale
“Garë” shpejtësie me policinë, shqiptari

Policia i bëri thirrje të ndalojë, por një 45 vjeçar shqiptar u përpoq të arratisej me shpejtësi.

Por arratia për Julian R., zgjati shumë pak.

Policia italiane u vu menjëherë në ndjekje të 45-vjeçarit. Pasi lëvizte me një Peugeot 208 me shpejtësi të lartë, një patrullë mundi t’i vihej nga pas, ndërsa shqiptari përdori çdo manovër shpejtësie për t’u larguar.

Por “garës” së tij të shpejtësisë do t’i vinte fundit në Dignano, kur humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi jashtë rruge në një kanal.

Pas kësaj 45-vjeçari u vu në pranga.
Tashmë i duhet të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH