Kronikë

Furgoni përplaset me autokombajnën/ Shtatë turistë përfundojnë në spitalin e Lushnjës, detajet

Shkruar nga Liberale

Furgoni përplaset me autokombajnën/ Shtatë turistë

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Berat ku një furgon është përplasur me një autokombajnë.

Për pasojë shtatë turiste franceze me të clin udhëtonin me furgonin e linjës Tiranë-Berat kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës.

Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik.

Ndërkohë turistët po marrin ndihmë mjekësore pasi raportohet se kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH