Kronikë

Furgoni i pasagjerëve përplaset me një automjet, radhë kilometrike pas aksidentit, bllokohet qarkullimi

Shkruar nga Liberale
Furgoni i pasagjerëve përplaset me një automjet, radhë


Një furgon pasagjerësh është përplasur kokë më kokë me një automjet tjetër dhe si pasojë radha e makinave në Rrugën e Arbrit ka shkuar rreth 3 kilometra në të dy kahet.

Për më shumë se një orë është bllokuar këtë të shtunë Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendgjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks.

Sakaq, nuk ka ende raportime për të lënduar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH