Kronikë

Fshehën kokainë në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët

Shkruar nga Liberale

Fshehën kokainë në pako dhuratash, arrestohen 4 shqiptarët

Një pako dhuratash plot kokainë, e ardhur nga Arezzo Valdarno dhe që duhet të ishte shkëmbyer në Lucca, çoi në pranga 4 shqiptarë.

Pasditen e së premtes, karabinierët e Lucca-s me bashkëpunimin e kolegëve nga Altopascio, Capannori dhe Pieve di Compito, gjatë një aksioni anti-drogë arrestuan 4 persona të moshës nga 23 deri në 42 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare dhe banues në provincat e Firences dhe Arezzo-s, për veprën penale të posedimit me qëllim trafikimin e lëndëve dhe substancave narkotike.

Në orën 18:00, pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico, ata vunë re dy makina të dyshimta, fillimisht një BMW me tre persona në bord (42-vjeçari, 32-vjeçari dhe 24-vjeçari) dhe pak minuta më pas një Volkswagen Polo me një person në bord (23-vjeçari), i cili parkoi pranë makinës së parë në Via Stazione III në Lucca.

Të katër shkëmbyen vendet disa herë, duke ecur në një mënyrë të kujdesshme dhe të dyshimtë, dy u larguan dhe takuan një person të pestë, i cili mbërriti me biçikletë dhe më pas iku menjëherë. Gjithmonë me një pako dhurate në dorë,e ngjashme me ato në raste Krishtlindjesh, me zarf të kuq dhe shirit të artë.


Pas këtyre lëvizjeve të dyshimta kanë ndërhyrë Karabinierët, duke kontrolluar dy makinat dhe katër pasagjerët.

Policia gjeti 335 gramë kokainë. Në atë moment, filloi operacioni, që përfshiu të gjithë territorin rajonal.

Kontrollet e mëpasshme të shtëpive të kryera në Firence dhe San Giovanni Valdarno me mbështetjen e Kompanive Karabiniere të Firences, Firence Oltrarno, San Giovanni Valdarno dhe qenve antidrogë çuan në zbulimin e subsatancave narkotike.

Brenda shtëpisë së 32-vjeçarit u gjetën 1.3 kilogramë hashash, tashmë i ndarë në mënyrë perfekte në blloqe dhe porcione gati për shitje, si dhe i gjithë materiali ambalazhues dhe një peshore precize, ndërsa në shtëpinë e 23-vjeçarits 50 gram marihuanë.

Të arrestuarit u shoqëruan në burgun e Luccas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH