Kronikë

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e kësaj shtetaseje, e zhdukur prej katër muajsh

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e

Shtetasja që shikoni në foto është 66-vjeçarja, Hyrije Çikopano, e cila është raportuar e zhdukur prej 15 nëntorit të vitit të kaluar.

Nga ai moment e deri me tani nuk ka ende asnjë gjurmë mbi 66-vjeçaren, dhe nuk dihet ende fati i saj. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën apel qytetarëve për gjetjen e Cikopanos.

“Më datë 15.11.2023, është larguar nga banesa e saj, shtetasja Hyrije Cikopano, me probleme të shëndetit mendor.


Strukturat policore i kanë dërguar shkresa komisariateve të DVP, spitaleve, së bashku me fotografinë e kësaj shtetaseje, por pavarësisht punës 4-mujore të kryer për lokalizimin e saj, kjo shtetase nuk është gjetur akoma.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mbështetjen e qytetarëve, që nëse kanë informacion për këtë shtetase ose për vendndodhjen e saj, të telefonojnë në numrin 112”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO/ Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH