Kronikë

FOTO/ Me 200 km/orë, kush është 23 vjeçari nga Lezha që humbi jetën në Itali

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Me 200 km/orë, kush është 23 vjeçari nga Lezha

Ky është 23 vjeçari nga Lezha, një nga viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në Itali.

I riu, Marin Kola, 23 vjeç nga Zadrima, kishte pak ditë që kishte ikur në Itali dhe fatkeqëisht ka ndërruar pas aksidentit fatal në Via Casilina.

Dy të rinj shqiptarë sipas mediave italiane humbën jetën në Itali pas aksidentit tragjik dhe një i tretë po lufton me jetën në spital.

Një BMW e serisë 4 doli nga rruga, duke u ndalur mes pemëve dhe duke marrë flakë pas përplasjes. Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse, rreth 200 kilometra në orë, kur - përgjatë një rrethrrotullimi - goditi bordurën me anën e majtë, u ngrit dhe fluturoj duke rënë në një pemë pas rreth 50 metrash.

Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç.

Dy të rinjtë ishin ulur para, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, u hodh nga makina dhe po lufton mes jetës dhe vdekjes në spital. Të tre, shqiptarë, banues në periferi jugore të Romës, ishin të njohur për policinë për krime që kishin të bënin kryesisht me vjedhje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH