Kronikë

FOTO/ Ky është 22-vjeçari Gëzim Sinomataj që u ekzekutua me snajper në ballkonin e shtëpisë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ky është 22-vjeçari Gëzim Sinomataj që u

Ky është Gëzim Sinomataj,  i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

I riu kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”, kur u qëllua me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë nga persona të paidentifikuar, të cilët pas krimit u larguan menjëherë pa lënë gjurmë, duke përfituar nga errësira pasi në zonë ikën dritat.  

Pak kohë pas ngjarjes, policia gjeti në flakë makinën e ekzekutorëve të dyshuar, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH