Kronikë

FOTO/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i policisë që ndihmonte shokët e tij të shisnin kokainën?

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i policisë që

Personi që shihni në foto është efektivi i Forcave Operacionale, Ervis Shkurta, i cili ndihmonte shokët e tij të shisnin kokainën.

Ndalimi i 38-vjeçarit Shkurta i cili është efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë). Mbi të rëndon vepra penale  “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.


Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se Ervis Shkurta me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike. /Top Channel/

FOTO/ Kush është Ervis Shkurta, efektivi i policisë që

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH