Kronikë

FOTO-EMRI/ U qëllua pranë shtëpisë, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit mafioz në Greqi?

Shkruar nga Liberale

FOTO-EMRI/ U qëllua pranë shtëpisë, kush është

Personi në foto është shqiptari, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia.

Ai është identifikuar si Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia, i cili ka precedentë penalë për çështje droge.

Ai i rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale.

Sipas policisë, shqiptari është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj por vetëm një plumb e ka kapur në trup, duke i shkaktuar plagë në bel.

Fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në spitalin e Rios për të marrë një kujdes më të specializuar mjekësor. 43-vjeçari u qëllua teksa po kthehej në shtëpi. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH