Kronikë

FOTO-EMRI/ Ky është nxënësi 19-vjeçar që humbi jetën pas sherrit me thika në Fier, pasdite punonte kamarier

Shkruar nga Liberale

FOTO-EMRI/ Ky është nxënësi 19-vjeçar që humbi

Ky është 19 vjeçari Grei Bihuci i cili humbi jetën, pas një sherri me 18-vjeçarin Florian Muka, ditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit.

FOTO-EMRI/ Ky është nxënësi 19-vjeçar që humbi

Bëhet me dije se 19 vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK. Sipas raportimeve, ai ka bërë vetëm dy orë mësim dhe i la lënë orët e tjera. Pasditeve punonte si kamarier në një pastiçeri pranë vendit të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth sot orës 11:30 në qendër të qytetit. Autori , i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte , duke marrë dhe ai plagë të renda.

Sipas burimeve nga spitali bëhet me dije se 20- vjeçari ka hyrë në sallën e operacionit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autori 18- vjeçar Florjan Muka, ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH