Kronikë

FOTO-EMRI/ Detaje nga atentati në Selitë, 41-vjeçari i plagosur, kushëriri i Aleksandër Sadikajt

Shkruar nga Liberale
FOTO-EMRI/ Detaje nga atentati në Selitë, 41-vjeçari i

Shtetasi Zamir Kalemi mbeti i plagosur nê atentatin e djeshëm në zonën e Selitës, Tiranë.

41-vjeçari nga Memaliaj ndodhet i shtruar në spital dhe sipas policisë  është jashtë rrezikut për jetën.

Kalemi mësohet se ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa raportohet se 41- vjeçari është kushëriri i Aleksandër Sadikajt.

Kujtojmë se Sadikaj mbeti i vrarë në zonën e Unazës së Madhe të Tiranës më 11 Qershor 2022 në një atentat me eksploziv që i ishte vendosur poshtë makinës Volkswagen me të cilën ai ishte duke udhëtuar.

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar”, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH