Politikë

FOTO E DITËS/ “Mirë se vjen Lord Cameron”, në Tiranë!

Shkruar nga Liberale
FOTO E DITËS/ “Mirë se vjen Lord Cameron”, në

Në kryeqytetin shqiptar kanë nisur përgatitjet, ndërsa në sheshin “Nënë Tereza” është vendosur posteri ku shkruhet “Mirë se vjen Lord Cameron”.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Vizita e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 maj.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes britanike për vendin tonë.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH