Kronikë

Fier, merr flakë pusi i naftës në Cakran, mbulohet nga re të zeza...

Shkruar nga Liberale

Fier, merr flakë pusi i naftës në Cakran, mbulohet nga re të

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz, të njësisë administrative Cakran të Fierit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Raportohet se pusi i naftës është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera.

Zjarri ka shkaktuar ndotje mjedisore, teksa zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH