Kronikë

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK: U pyeta për pasurinë

Shkruar nga Liberale

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit merret në pyetje nga SPAK:

Fatime Kryemadhe, mamaja e Monika Kryemadhi është marrë në pyetje këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga SPAK, Fatime Kryemadhi deklaroi se u pyet në lidhje me pasurinë e saj.

Ajo u shpreh se çdo gjë e ka deklaruar dhe shtoi se ka ndihmuar Monikën me para.

“U pyeta për pasurinë, për pallatin, të gjithë paratë i kam të deklaruara dhe i kam në bankë. Kam ndihmuar vajzën time me para. Jam krenare për vajzën time e di nga se e ka të gjithën.

Historia ka nisur që në momentin që Monika është marrë me djegësat dhe e gjitha është politike.”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH