Kronikë

Çfarë po ndodh? Zjarr dhe tym i zi nga apartamenti në Astir

Shkruar nga Liberale
Çfarë po ndodh? Zjarr dhe tym i zi nga apartamenti në Astir

Një apartament në Unazën e Re, në afërsi të Astirit, ka marrë zjarr dhe shtëllunga tymi të zi vazhdojnë të dalin prej mëse 1 ore nga banesa.

Bëhet me dije se familjarët kanë arritur të dalin jashtë dhe nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që zjarrfikës shihen në taracën e pallatit.

Zjarri që me sa duket ka përfshirë të gjitha dhomat e apartamentit dyshohet se ka shpërthyer nga një shkëndijë elektrike e frigoriferit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH