Kronikë

Familjarët ngrenë alarmin në Polici për zhdukjen e një14-vjeçareje dhe një burri 43-vjeç në të njëjtë kohë

Shkruar nga Liberale

Familjarët ngrenë alarmin në Polici për zhdukjen e

Dy persona janë shpallur të zhdukur në qytetin e Durrësit, teksa kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre që më 17 Maj.

Autoritetet policore të qytetit bregdetar raportojnë se në komisariat është paraqitur shtetasja A. H., 39 vjeçe e cila ka kallëzuar se më 17 Maj, i është larguar nga banesa, bashkëshorti, shtetasi A. H., 43 vjeç dhe nuk i është kthyer më.

Nërkohë, në komisariat është paraqitur edhe shtetasi Gj. Xh., 52 vjeç, i cili ka kallëzuar se më 17 Maj i është larguar nga banesa vajza, shtetasja R. Gj., 14 vjeçe dhe nuk i është kthyer më.

Policia e Durrësit njofton se po punon për gjetjen e 43-vjeçarit dhe të 14-vjeçares.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH