Kronikë

Falsifikonin bileta ajrore, arrestohen dy shqiptarë në Angli

Shkruar nga Liberale

Falsifikonin bileta ajrore, arrestohen dy shqiptarë në Angli

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Angli pasi akuzohen se falsifikonin bileta ajrore për bashkëkombasit e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë arrestuar në Finsbury Park në Londër. Besohet se shqiptarët janë pjesë e një rrjeti që ka përdorur dokumente të rreme udhëtimi dhe bileta ajrore për 27 emigrantë shqiptarë të cilët kanë fluturuar drejt Anglisë. Shqiptarët e arrestuar i kanë udhëzuar bahskëkombasit e tyre që të kërkojnë azil duke përdorur pasaportat e tyre pas mbërritjes.

Gjithashtu me arrestimin e dy shqiptarëvë u bë i mundur zbulimi i drogës së klasit A. Shtatë anëtarë të dyshuar të të njëjtit rrjet kriminal u arrestuan muajin e kaluar pasi urdhër-arrestet u ekzekutuan në 3 adresa në Finsbury Park. Oficerët gjetën prova të dokumenteve të rreme biometrike të lejes së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe biletave të linjës ajrore të lëshuara nga të dyshuarit për emigrantët që përpiqeshin të arrinin ilegalisht në MB.

Grupi besohet se ka rezervuar bileta për emigrantët në 11 fluturime që mbërritën në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Që nga 1 korriku 2021, më shumë se 8,000 shqiptarë që kanë kryer vepra penale dhe të imigracionit janë kthyer dhe mbërritjet me varka të vogla nga Shqipëria janë ulur me 90% në 2023./Gbnews.com

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH