Kronikë

Çështja ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa përfundon në GJKKO, u aksidentua në timon në gjendje të dehur

Shkruar nga Liberale

Çështja ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa përfundon

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Qani Xhafa nuk i ka mbyllur ende punët me drejtësinë pas aksidentit të ndodhur në 13 Mars të një viti më parë në bulevardin Qemal Stafa në Elbasan.

OraNews raporton se gjykata e Elbasanit shpalli moskompetence lëndore për dosjen e tij duke ia deleguar Gjykatës së posacme.

Kjo strukturë do të shqyrtojë faktet e mbledhura nga prokuroria e Elbasanit për deputetin e PD-së ku ndaj tij janë ngritur akuza e drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Për ta shqyrtuar këto rrethana është caktuar gjyqtari i posacëm Erjon Cela.

Sipas gazetarit Vatnikaj në kohën e ndodhjes së aksidentit Qani Xhafa ishte kandidat për deputet dhe në atë kohë dosja u hetua nga gjykata e rrethit.

Por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie automatikisht Qani Xhafa u fut në ulësen e parlamentit dhe tashmë cështja ndaj tij do të rishikohet në GJKKO.

Çështja ndaj deputetit të PD-së, Qani Xhafa përfundon

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH