Kronikë

EMRI/ Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut, ndalohet kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Tentoi të përfitonte një sipërfaqe toke në

Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe, është ndaluar nga policia, pasi duke shpërdoruar detyrën ka tentuar të përfitojë një sipërfaqe toke në lagunën e Patokut

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë, për një rast të shpërdorimit të detyrës, kanë ndaluar me inciativë shtetasin Kristo (Fred) Martinaj 55 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka porositur shtetas të ndryshëm, për të hedhur inerte në afërsi të lokalit të tij, në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH