Kronikë

EMRI/ Punëtori aksidentohet për vdekje në Fushë-Krujë

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Punëtori aksidentohet për vdekje në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë me vdekje ndodhi paraditen e sotme pranë një guroreje në Krujë.

Punëtori i një guroreje Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të rëndë në vendin e punës.

Sipas burimeve punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara kamionit që ka qenë duke lëvizur. Dhe pse i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH