Kronikë

EMRI/ Përplaset për vdekje adoleshenti në dalje të Fushë-Krujës, ndalohet drejtuesi i automjetit

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Përplaset për vdekje adoleshenti në dalje të

Një aksident i rëndë raportohet se ndodhi mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës.

Mësohet se një 17-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Viktima është identifikuar si Isuf Mehmeti.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi Andi Kullaj.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e 17-vjeçarit. Shoferi që ka shkaktuar aksidentin është ndaluar deri në mbylljen e hetimeve, për të sqaruar përgjegjësinë e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH