Kronikë

EMRI/ Kush është policja 21-vjeçare që vrau veten me armë në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kush është policja 21-vjeçare që vrau veten me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Rreth orës 18.27,  është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj punonjesja e policisë Aldorjana Loshi, e cila dyshohet se është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Ajo jetonte në Tiranë, por prej një viti e gjysmë punonte në komisariatin nr.5 që ndodhet në Kamëz. E reja jetonte me qira me nënën dhe vëllain që e ka më të vogël. Madje dje ka qenë punë, normalisht si çdo ditë tjetër. 

Po kryhen veprime hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH