Kronikë

EMRI/ Kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër, i riu u gjet në oborrin e shtëpisë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kush është 20-vjeçari që u vra në Shkodër,

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin “Guci e Re”. Viktima është Pavlin Preka, 20 vjeç. Ndërsa autori mbetet i paidentifikuar.

Burime bëjnë me dije se i riu u gjet i vrarë ne oborrin e shtëpisë nga familjaret.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, në fshatin “Guci e Re”, është gjetur pa shenja jete shtetasi P. P., rreth 20 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një Grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH