Kronikë

EMRI/ Kërkohej në Gjermani për pengmarrje dhe grabitje me armë, policia e shtetit arreston 29-vjeçarin në Tiranë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kërkohej në Gjermani për pengmarrje dhe grabitje me

 

 

Arrestohet një i ri në Tiranë, ai kërkohej në Gjermani për pengmarrje dhe grabitje me armë.


NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, operacioni policor i koduar “Weekend”.

I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH