Kronikë

EMRI/ Kapet me 3 pistoleta, drogë dhe municione, arrestohet në Greqi i riu shqiptar

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kapet me 3 pistoleta, drogë dhe municione, arrestohet në Greqi i

Policia greke ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me 3 armë zjarri pa leje. Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Kalamies Neas Irakleas në Halkidiki.

Gjatë kontrollit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash çokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Policia greke ka vënë menjëherë në pranga 29 vjeçarin dhe ka nisur hetimet për arsyen pse i riu mbante 3 armë zjarri në banesë.

Meritan Çalaj rezulton i skeduar si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH