Kronikë

EMRI/ Kanosi pronarin e mobilerisë në Elbasan për t’i marrë 4 mijë euro, kapet duke marrë paratë

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kanosi pronarin e mobilerisë në Elbasan për t’i

Policia e Elbasanit ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, teksa kanë kanosur pronarin e një mobilerie që t’i merrnin 4 mijë euro.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobilieri” është vënë në pranga shtetasi Përparim Balliu, 55 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç.

Uniformat blu kanë reaguar pas denoncimit të 50-vjeçarit, pronari i mobilerisë dhe Përparim Balliu është kapur në flagrancë duke marrë paratë. Policia njofton se po punon për kapjen e 23-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH