Kronikë

EMRI/ Humb jetën i riu shqiptar në mes të Athinës

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Humb jetën i riu shqiptar në mes të Athinës

 

Një aksident tragjik ndodhi sot , lagjen Omonia të Athinës,  duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve të cilët po udhëtonin me motoçikletë.

Aksidenti ndodhi në orën 05.05 minuta të mëngjesit dhe në atë moment nuk kishte trafik në vendin ku ata po kalonin, duke i lejuar ata të ecnin me shpejtësi mbi limitet e lejuara të shpejtësisë për zonën e banuar. Kristi Manthio dhe Manolis Sarandis, të dy nga 24 dhe 25 vjeç, humbën jetën si pasojë e aksidentit.

Sipas policisë, motoçikleta e tyre humbi kontrollin dhe u rrëzua, duke përplasur me një makinë të tipitb "Fiat", duke shkaktuar dëmtime të lehta tek shoferi i saj.

Dy të rinjtë u dërguan në spitalin KAT të Athinës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ti shpëtuar. Është theksuar se në momentin e aksidentit, dy të rinjtë nuk kishin vënë kaskat mbrojtëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH