Në vijim të ngjarjes tragjike të plagosjes me thikë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme, është konfirmuar se shtetasi Amaralando Hoxhallari, 34 vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.
Policia, sakaq, ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin D. K." tha policia.