Kronikë

EMRI/ Gërryente lumin Mat dhe merrte inerte pa leje, arrestohet pronari i një subjekti në Milot

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Gërryente lumin Mat dhe merrte inerte pa leje, arrestohet pronari i

Pronari i një subjekti në Milot ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu njoftojnë se shtetasi Përparim Kurti, 48 vjeç, është arrestuar pasi me subjektin të cilin kishte në pronësi gërryente lumin Mat dhe merrte inertet që nxirreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit.

Bëhet me dije se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Atij gjithashtu, iu vendos masa administrative 2 000 000 lekë, për veprimtarinë e kundërligjshme që zhvillonte. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH