Kronikë

EMRI/ E trishtë! Ra nga pallati ku punonte, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital

Shkruar nga Liberale

EMRI/ E trishtë! Ra nga pallati ku punonte, 30-vjeçari ndërron

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, 30-vjeçari Arbër Shakaj, i cili më datë 20 nëntor ra nga kati i 3 i një pallati në ndërtim në Vlorë.

Sipas policisë, 30 vjeçari, ra aksidentalisht nga pallati i cili është në ndërtim dhe u dërgua drejt Tiranës, në gjendje të rëndë për një mjekim më të specializuar.

Por pas 9 ditësh, 30-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë, plagëve dhe ka ndërruar jetën ditën e sotme tek Spitali i Traumës në Tiranë.

Ndërsa një ditë pas aksidentit, Policia e Vlorës arrestoi administratorin e firmës Greze SHPK, shtetasin Leonidha Capi 42 vjeç. Po ashtuprocedoi në gjendje të lirë për shtetasin Vasil Gavana 70 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues në këtë firmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH