Ndërron jetë 37-vjeçari, i cili u gjet i shtrirë në rrugë në Pogradec, i plagosur.
Gjatë mbrëmjes së sotme viktima i identifikuar si Egli Proga u gjet në zonën e quajtur “Agjencia” në lagjen numër 2 të qytetit.
Pas plagosjes, ai është dërguar në urgjencë me dëmtime, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Egli Proga dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në rrugë.
Po shihen nga policia kamerat e bizneseve në zonë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.