Kronikë

EMRI/ Arrestohet një polic, drejtonte i dehur motorin dhe u aksidentua me kolegun

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Arrestohet një polic, drejtonte i dehur motorin dhe u aksidentua me

Një inspektor policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë në pranga është vënë shtetasi Kostandin Llupo, 60-vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë

Njfotimi i policisë:

“Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D. Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.” 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH