Gjykata britanike ka dënuar me burg katër shqiptarët të cilët u kapën me kokainë me vlerë 200 milionë paundë.
Mediat britanike raportojnë se gjatë vitit 2021 autoritete arritën të kampnin një nga sasitë më të mëdha të kokainës, 2.3 ton kokainë e sistemuar në kuti bananesh dhe vinte nga Kolumbia.
Gjykata Britanike ka dënuar me 27 vite burg udhëheqësin e narkotrafikut, bullgarin Petko Zhutev, si dhe katër shqiptarët Erik Muçi, 45-vjeç dhe 40-vjeçari Olsi Ebeja nga Kosova u dënuan përkatësisht me 33 vite burg dhe 17 vite burg.
Ndërsa Bruno Kuvci, 32-vjeç u dënua me 21 vite burg dhe 34-vjeçari Gjergji Diko me 18 vite burg.